Aktualitet

Qëlloi me armë ndaj shefit të Policisë të Malësisë së Madhe/ Gjykata lë në burg 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, avokatë

18 Tetor 2020, 12:18 Nga DOSJA
Qëlloi me armë ndaj shefit të Policisë të

SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “arrest me burg” për 19-vjeçarin Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se kreu atentat ndaj shefit të Policisë Bashkiake Malësi e Madhe.

Trupa gjykuese ka lënë në burg edhe Verzan Bajraktaraj, i cili akuzohet se ishte bashkëpunëtor për fshehjen e Hasanaj, i cili qëndroi disa ditë në Velipojë derisa u vetëdorëzua në polici. Pala mbrojtëse ka kërkuar një masë lehtësuese duke u bazuar në faktin që janë vetëdorëzuar, por kërkesa nuk është marrë parasysh.

Në dëshminë e tij, Hasanaj e ka pranuar krimin, duke deklaruar se ai nuk kishte një plan të përgatitur për ekzekutimin e 37-vjeçarit, po e kishte bërë në mënyrë të pavetëdijshme dhe nën efektin e alkoolit. Ndërsa në gjyq i dërgoi edhe një mesazh urimi gjithë të plagosurve: Uroj shërim të shpejtë të plagosurve!

Avokati mbrojtës ka kërkuar rrëzimin e dëshmisë së marrë nga policia, pasi ai nuk ka qenë i pranishëm duke shtuar edhe kërkesën për një verifikim të gjendjes se tij shëndetësore.

Atentati i bujshëm ndodhi më 11 tetor, në orën 12:00, kur Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në Shkodër po qarkullonte me makinën e policisë, bashkë me të atin, Xhelali dhe të shoqen Vjollcën.

Të hipur mbi një motor, Ilirjan Hasanaj i ndihmuar nga Verzan Bajrakurtaj, i zuri pritë Hasanajt dhe e qëlloi me breshëri plumbash. Dy të rinjtë, kanë qenë bashkë në motorin nga ku u qëllua me breshëri ndaj shefit të policisë. Pasi Ilirjan Hasanaj ka ‘mbaruar punën’, Bajrakurtaj, ka zbritur nga motori dhe është larguar me vrap rreth 500 metra në një rrugë dytësore, ku më herët kishin lënë një mjet, si një mënyrë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. E vetmja që shpëtoi pa u prekur nga plumbat ishte bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj. Ndërsa babë e bir, shefi Mentor Hasanaj dhe Xhelali u sollën me urgjencë në Tiranë, tek spitali i Traumës, ku ende po marrin ndihmë mjekësore.

Edhe pse me të njëjtin mbiemër, autori dhe shënjestra nuk kanë asnjë lidhje gjaku, por dyshohet se i riu është përdorur si vrasës me pagesë. Shefi i Policisë Mentor Hasanaj kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, por hetimet u fokusuan në një sherr të vjetër pronësie.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj

Sondazh

Poll