Aktualitet

Ministria e Brendshme firmos urdhër-dëbimin për iranianin Ehsan Bidi, cilësohet si person i padëshiruar

18 Tetor 2020, 11:39 Nga DOSJA
Ministria e Brendshme firmos urdhër-dëbimin për iranianin Ehsan

TIRANE– Ministria e Brendshme ka firmosur urdhër-dëbimin për iranianin Ehsan Bidi, pasi cilësohet si person i padëshiruar.

Në muajin gusht ishte vendosur largim vullnetar, por kjo gjë nuk u realizua dhe tashmë ai është shpallur non grata. Ndalimi i shtetasit iranian është bërë pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.  Ehsan Bidi, u ndalua nga patrullat pranë kufirit të gjelbër me Greqi, pasi ai nuk mund të kalonte dot në kufirin grek edhe pse me urdhër largimi vullnetar.

Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak.

Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar në 27 Janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Kjo zbulon se nuk ka nevojë ta njohësh këtë individ si refugjat, shkruhet në një profil që muxhahedinët që qëndrojnë në Kampin e Manzës në Shqipëri, kanë publikuar për të.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet debohet agjenti sekret ehsan bidi ehsan bidi debohet agjenti sekret ehsan bidi ehsan bidi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Tetor 2020, 07:49

GREQI– Një 40-vjeçar shqiptar ka alarmuar autoritetet greke pasditen e të premtes pasi është denoncuar për kryerje të veprimeve të turpshme në publ...