Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, në makinë po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25-vj

18 Tetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, në

KORCE– Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm. Shtetasi Renato Çela ka braktisur mjetin e tij në në afërsi të fshatit Zëmblak, në momentin kur ka parë se ishte pikasur nga policia.

Çela po i transportonte emigrantët me furgonin tip ‘Ford’. Ai nuk iu bind urdhrit dhe ka braktisur mjetin brenda të cilit u konstatuan 30 emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportoi 30 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një 25-vjeçar, i cili gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e “Frontex” dhe Komisariatin e Policisë nr. 3 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 25 vjeç, banues në Fshat-Maliq.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me patrullat e “Frontex”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën, kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit dhe janë vënë në ndjekje të tij. Forcat e Policisë, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit të ndalonte, por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka braktisur mjetin në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, brenda të cilit janë konstatuar 30 emigrantë të paligjshëm. Në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 në DVP Tiranë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit R. Ç., si autor i dyshuar i kësaj ngjarje. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25 vjecari po transportonte emigrante arrestohet 25 vjecari po transportonte emigrante

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Tetor 2020, 07:49

GREQI– Një 40-vjeçar shqiptar ka alarmuar autoritetet greke pasditen e të premtes pasi është denoncuar për kryerje të veprimeve të turpshme në publ...