Aktualitet

Aksident i rëndë në Skrapar/ Humb kontrollin e makinës dhe bie nga ura në 100 m lartësi, 37-vjeçari niset me helikopter d

18 Tetor 2020, 10:53 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Skrapar/ Humb kontrollin e makinës dhe

SKRAPAR– Një aksident i rëndë është regjistruar sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishë, ku një makinë ka rënë nga vendi i quajtur “Ura e Blëzenckës”. Si pasojë, 37-vjeçari Alban Faik Hasanllari, ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip Benz dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar poshtë urës.

Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti. Por megjithatë 37-vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrëfikësve dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se i plagosuri është nxjerrë nga makina me shenja të dobëta jete, megjithatë ia ka dalë që të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë.

Megjithatë Policia e Shtetit dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit të rëndë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne ure aksidenti ne skrapar aksident ne ure aksidenti ne skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Tetor 2020, 07:49

GREQI– Një 40-vjeçar shqiptar ka alarmuar autoritetet greke pasditen e të premtes pasi është denoncuar për kryerje të veprimeve të turpshme në publ...