Aktualitet

18 Tetor 2020, 07:49 Nga DOSJA

GREQI– Një 40-vjeçar shqiptar ka alarmuar autoritetet greke pasditen e të premtes pasi është denoncuar për kryerje të veprimeve të turpshme në publik.

Në Parkun KAPAPI në Athinë, burri shqiptar po shikonte një nënë 46-vjeçare me fëmijën e saj të mitur në një distancë prej më pak se tre metra, duke masturbuar. Sipas informacioneve, autori, pasi pa nënën me fëmijën e mitur të ulur në park, u afrua rreth tre metra, hoqi pantallonat dhe filloi të masturbohej dukshëm para tyre.

Gruaja, e frikësuar, filloi të bërtiste dhe të thërriste për ndihmë, duke e mbajtur fort fëmijën dhe duke i mbuluar sytë.

Shqiptari, duke parë reagimin e nënës filloi të vraponte drejt rrugës “Lakonos”, rreth dyqind metra nga vendi ku ai po masturbonte, ku u ndalua nga fqinjët.

Menjëherë pasi qytetarët e zonës e mobilizuan, ata thirrën policinë, ku arrestuan 40-vjeçarin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri shqiptar ne greqi masturbim para gruas burri shqiptar ne greqi masturbim para gruas

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Tetor 2020, 06:14

TIRANE– Policia Rrugore ka pezulluar 20 patenta si dhe ka dërguar shoferët në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave në autostradën Sauk-TEG.4 drejtu...