Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 1 person, shpallen në kërkim një tjetër

18 Tetor 2020, 07:26 Nga DOSJA
Shpërndante lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 1

DURRES– Policia ka arrestuar një shtetas për shpërndarje droge si dhe ka shpallur në kërkim edhe 1 person tjetër. Arrestohet J.I., 39 vjeç, në kërkim A.V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën “Aleksandër Goga” J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vendin ku ishte fshehur nga 30 vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatë celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrest per shperndarje droge arrest per shperndarje droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Tetor 2020, 06:14

TIRANE– Policia Rrugore ka pezulluar 20 patenta si dhe ka dërguar shoferët në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave në autostradën Sauk-TEG.4 drejtu...