Aktualitet

Familja shqiptare e kokainës në Itali përfundon pas hekurave, mënyra se si policia ra në gjurmët e tyre

18 Tetor 2020, 07:17 Nga DOSJA
Familja shqiptare e kokainës në Itali përfundon pas hekurave,

ITALI– Një familje shqiptarë me banim në Rimini të Italisë ka përfunduar në pranga të policisë pasi ishin furnizues të kokainës. Kështu është sekuestruar 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë euro nga operacioni i finalizuar nga Karabinierët në Pesaro.

Hetimet zgjatën për rreth një vit, ndërkohë që ato nisën pas denoncimit të një personi të varur nga kokaina i cili pretendoi se po zhvatej për shkak të borxheve të kokainës.

Në vitin 2019 policia vuri në pranga 25-vjeçarin shqiptar me iniciale M.E. banues në Rimini. Më pas nga hetimet u zbuluan dy persona të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit. S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të 2019, gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllanë e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini. Dy nga të dyshuarit, për të cilët u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, përfunduan në burg.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim familja e perfshire ne kokaine arrestim familja e perfshire ne kokaine

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Tetor 2020, 06:14

TIRANE– Policia Rrugore ka pezulluar 20 patenta si dhe ka dërguar shoferët në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave në autostradën Sauk-TEG.4 drejtu...