Bota

Rrëzohet avioni në Kili, të paktën 6 të vdekur

17 Prill 2019, 13:30 Nga DOSJA
Rrëzohet avioni në Kili, të paktën 6 të vdekur

KILI- Të paktën gjashtë persona janë vrarë në Kili, pasi një avion i vogël u rrëzua në një lagje banimi të qytetit Puerto Montt, në afërsi të aeroportit të Laquecahue në rajonin “Bio Bio2 në jug të Kilit, raporton RT.

Ndërsa, viktimat, raportohet se kanë qenë pasagjerët, midis të cilëve një femër, që humbën jetën, pasi avioni me të cilin po udhëtonin, pati probleme gjatë uljes. Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk bëhet i ditur.

Videot nga vendi i ngjarjes treguan avionin, që i përkiste kompanisë ajrore Archipielagos, që digjej brenda një strukture rezidenciale, ndërsa zjarrfikësit u përpoqën të fiknin flakët dhe t’i pengonin të përhapeshin në një shtëpi fqinje. Një nga shtëpitë u “dogj plotësisht” në aksident, tha guvernatori.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 6 të vdekur kili rrezohet avioni ne kili 6 të vdekur kili rrezohet avioni ne kili

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2019, 09:11

Në pritje të kthesës energjetike në Ballkan

BALLKAN- Po të ishin shtetet e Ballkanit Perëndimor që nesër anëtarë të BE, të gjitha termocentralet me qymyr do të falimentonin brenda natës. Kështu e përmbled...