Politike

PS e Kombinatit nuk gjen rehat/ Ikën Spiropali, Petro Koçi dhe Gjylameti, vendin e organizimit e merr ministrja Balluku

17 Tetor 2020, 10:08 Nga DOSJA
PS e Kombinatit nuk gjen rehat/ Ikën Spiropali, Petro Koçi dhe

TIRANË- Socialistët nuk po gjejnë rehat për të zgjedhur një drejtues politik në Kombinat, i cili do të menaxhojë fushatën zgjedhore. Në fillim të vitit në këtë zonë u shfaq Elisa Spiropali e cila më vonë u përqëndrua në rrethinat e qarkut të Tiranës, duke marrë Rrogozhinën, Kavajën, Kamzën e më gjerë.

Por, pas ikjes së Spiroalit, për të organizuar degën e PS në Kombinat u dërgua Petro Koci, që filloi punën në terren, por që historia e tij nuk zgjati shumë pasi si fierak, u kërkua nga Gramoz Ruci për në Fier. Më pas në këtë zonë u vendos deputetja Blerina Gjylameti, por edhe kjo nuk gjeti rehat.

Këtë situatë e ka zgjidhur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaij, i cili mëngjesin e sotëm, në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kombinatit, prezantoi Belinda Ballukun, ministren e Energjetikës, për të drejtuar zonën. Kjo e fundit ishte vendosur e dërguar politike në Vorë, por që tani, për më shumë mbështetje për Tiranën, është propozuar për të qenë edhe si e deleguar në Kombinat.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku erion veliaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 belinda balluku erion veliaj zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 17 Tetor 2020, 07:16

TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka theksuar se njerëzit kanë nevojë për mbështetje...