Politike

Damian Gjiknuri duhet të karantinohet/ 10 ditë më parë s’mbajti maskë gjatë takimit me Anduel Tahirajn, kreu i PS-së Vl

17 Tetor 2020, 06:05 Nga DOSJA
Damian Gjiknuri duhet të karantinohet/ 10 ditë më parë

VLORË- Deputeti Damian Gjiknuri duhet të futet në karantinë. Më datë 7 tetor deputeti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Vlorë, ku në një sallë ka qenë i  pranishëm edhe Anduel Tahiraj, kreu i PS-së në këtë qark.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Anduel Tahiraj është i infektuar me COVID-19.  Siç shihet qartë edhe në fotot e publikuara nga vetë Damian Gjiknuri në Facebook, ky i fundit shfaqet në krah të Tahirajt dhe asnjëri prej tyre nuk ka vendosur maskë.  I vetmi që ka mbajtur maskë në këtë takim, ka qenë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Ndërkohë, pas këtij takimi, Gjiknuri mori pjesë edhe në Asamblenë e Partisë Socialiste.  Deputeti mund të jetë bërë kështu një burim infeksioni për të gjithë socialistët e tjerë, pasi nuk ka respektuar asnjë masë për koronavirusin.

Postimi i Damian Gjiknurit më datë 7 tetor. 

Deputetipër këtë situatë duhet të merrte si shembull kryeministren e Finlandës, Sanna Marin. Kjo e fundit  nuk mori pjesë në samitin e Bashkimit Evropian, pasi një deputet me të cilin kishte kontakt rezultoi i infektuar me COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anduel tahiraj me covid damian gjiknuri anduel tahiraj me covid damian gjiknuri

Sondazh

Poll