Politike

Kryemadhi bën denoncimin e fortë: Kam regjistrime, administratorët e bashkisë Tiranë po bëjnë pazare me qytetarët, që t

16 Tetor 2020, 21:06 Nga DOSJA
Kryemadhi bën denoncimin e fortë: Kam regjistrime,

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur se administratorët e Bashkisë Tiranë, po bëjnë pazare me qytetarët që të bëjnë sikur i kanë shtëpitë e prishura nga tërmeti dhe rrjedhimisht, të ndajnë bashkë paratë.

E ftuar në emisionin “Java”, Kryemadhi tha se ka gjithçka me fakte dhe se ka regjistrime që do t’i publikojë në ditët në vijim.

“Tërmeti dhe pandemia nuk janë ato të cilave ai po i përkushtohet. A e dini ju çfarë ndodh në Kashar, në Vaqarr apo Kombinat? A e dini ju që administratorë të Partisë Socialiste shkojnë dhe i thonë banorëve do marrësh 22 milion lekë për tërmetin, ty nuk të është prishur shtëpia, prish një derë këtu, një mur dhe të bëjmë proces-verbalin, ti do marrësh 5 milion lekë, 15 milion lekë do i marrim ne. Dhe i pyet ai: Po si do ja bëjmë? Dhe këta që ia kthejnë: Po hajde mo vëlla se ky iku tani. I kemi raste, i kemi edhe të regjistruar administratorët dhe do t’jua nxjerrim kur t’ju vijë koha, kur të shkojë të inaugurojë shtëpitë. Abuzime të tilla të tmerrshme janë pafundësisht,”– tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll