Politike

Monika Kryemadhi: Rama i vendosi maskat me detyrim që të mos njohin njerëzit e tij, dërgon të njëjtit në të gjithë qyte

16 Tetor 2020, 20:59 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi: Rama i vendosi maskat me detyrim që të mos njohin

TIRANË– Monika Kryemadhi është shprehur se arsyeja që kryeministri bëri maskat me detyrim, nuk është CoCovid-19. E ftuar në emisionin “Java”, Kryemadhi tha se Rama i bëri maskat me detyrim sepse nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se nuk ka njerëz.

Sipas Kryemadhi, Rama dërgon të njëjtën njerëz në shumë qytete dhe nëse ata kanë maskë, nuk do t’i njohë njeri.

“Jam e qetë sepse çdo ditë minimumi takoj 100-150 veta. Takoj policë që ulërasin për mënyrën se si i trajton shteti i tyre. Takoj mjekë që kanë pagë 480 mijë lekë dhe u thuhet të blejnë maska dhe dezinfektonte. A e dini ju pse ka vendosur maska ai? Sepse të njëjtët njerëz i çon në takime edhe në Tiranë, edhe në Durrës dhe u vë maska që të mos i njohin. Të ndryshosh Kushtetutën nuk e ndryshon votën. Taktikat elektorale nuk të shpëtojnë. Nuk do të guxojë njeri të trokasë në derën e një qytetari për ta kërcënuar për vendin e punës. Unë e njoh Edi Ramën shumë mirë. Është bërë tre herë kryetar bashkia me LSI-në. Në 2013 fitoi për shkak të LSI-së dhe në 2017 për shkak të PD-së. Një herë që kishte LSI-në kundër humbi. Edi Rama është frikacak edhe përpara shoferit të tij”– tha ajo në emisionin “Java” në RTSH.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbajtja e maskave me detyrim monika kryemadhi mbajtja e maskave me detyrim monika kryemadhi

Sondazh

Poll