Politike

Arian Çani bën krahasimin: Rama po imiton Sgarbin, të njëjtat skena dhe ofendime, shikoni pamjet

16 Tetor 2020, 19:57 Nga DOSJA
Arian Çani bën krahasimin: Rama po imiton Sgarbin, të

TIRANË– Gazetari Arian Çani ka publikuar një video mbrëmjen e sotme një video ku ka krahasuar mënyrën e të folurit të kryeministrit Edi Rama, me atë të gazetarit italian dhe nikut të tij, Vittorio Sgarbi. Çani kishte shkëputur disa fragmente të Ramës nga përballja e mbrëmshem me gazetarët, në studion e “Opinion”, teksa bërtiste dhe çohej në këmbë.

Këto pamje, Çani i vuri përballë fjalëve të Sgarbit, i cili njihet për ngritje zëri e të bërtitura në studio.

“Ai po ndjek Sgarbin, po e imiton në mënyrë identike. Të njëjtat skena dhe të nëjjtat ofendime. Shikoni dhe pamjet,”- tha Çani.

Sgarbi njihet gjerësisht për fjalorin e tij banal. Pak ditë më parë i tha një gazetareje se ‘vetëm ata e dinin se ç’kishte ndodhur mes tyre’, ndërsa pak muaj më parë u çua në këmbë në një studio në Itali dhe filloi të ulëriste.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arian cani edi rama vittorio sgarbi arian cani edi rama vittorio sgarbi

Sondazh

Poll