Bota

‘Dialogu’/ Thaçi për medien britanike: Vuçiç i vështirë për të negociuar, i trembur nga demostratat

17 Prill 2019, 11:08 Nga DOSJA
‘Dialogu’/ Thaçi për medien britanike:

KOSOVË- Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë që prej disa muajsh,  pasi pala serbe ka vendosur kushte për heqjen e taksës ndaj mallrave të tyre.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për gazetën britanike “Independent flet për takimet e tij që ka pasur deri më tani me homologun e tij serb në Bruksel, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti Vuçiç patjetër ka ndryshuar, kryesisht për shkak se ai ka kaluar kohë të vështira për shkak të gabimeve të tij. Regjimi që ai i përkiste dikur ishte i keq, një regjim që bëri shumë dëm jo vetëm për Kosovën, Bosnjën dhe Kroacinë, por edhe vetë Serbisë. Vuçiç është një person shumë i vështirë për të negociuar, për të bërë dialog. Por unë nuk e kam zgjedhur atë si homologun tim, ai nuk më ka zgjedhur mua si homologun e tij, është realiteti i këtyre dy shteteve sovrane”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka komentuar edhe protestat e opozitës serbe kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, duke u shprehur se demostratat e fundit në Serbi, mund ta trembin Vuçiçin për arritjen e një marrëveshjeje.

Në vitet 1998 dhe ’99, Vuçiç dhe unë ishim në opozitë. Ne fituam, ai humbi. Megjithatë, ai është një udhëheqës legjitim. Liderët në Kosovë dhe Serbi u votuan nga qytetarët. Ne kemi ndryshuar të gjitha në një mënyrë pozitive, ne duhet të evoluojmë. Tani nuk flasim për luftë dhe konflikt, por flasim për arritjen e paqes. Ka pasur demonstrata të fundit në Serbi dhe ekziston rreziku që ata mund të trembin Vuçiç për arritjen e një marrëveshje, por ne nuk shpresojmë. Për fat të keq, gjithmonë do të ketë të tillë që janë kundër paqes”, theksoi ai.

Duke folur për Specialen e themeluar në Hagë më 2017, e cila po heton akuzat për krime lufte, presidenti Thaçi këmbëngul se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Si gjithmonë, nuk do të ikim, nuk do të turpërohemi, do të përballemi dhe unë jam i bindur se do ta kapërcejmë me dinjitet dhe integritet. Unë personalisht jam shumë krenar që isha një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do të ketë zëra që përpiqen të denigrojnë Kosovën ose të akuzojnë Kosovën, të njollosin Kosovën dhe mua personalisht. Por kjo nuk do të thotë se unë kam ndonjë hezitim në atë që është rruga jonë përpara dhe si duhet të vazhdojmë përpara. Unë besoj në drejtësi. Ajo që nuk duhet të lejojmë të ndodhë është që historia të rishkruhet”, ka deklaruar  presidenti Thaçi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi hashim thaci aleksander vucic dialogu kosove-serbi hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 17 Prill 2019, 09:11

Në pritje të kthesës energjetike në Ballkan

BALLKAN- Po të ishin shtetet e Ballkanit Perëndimor që nesër anëtarë të BE, të gjitha termocentralet me qymyr do të falimentonin brenda natës. Kështu e përmbled...