Art&Argëtim

Helena Kadare merr Çmim mirënjohjeje nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit/ Bashkëshortja e Ismailit për “NOBELIN”

16 Tetor 2020, 15:00 Nga DOSJA
Helena Kadare merr Çmim mirënjohjeje nga Qendra Kombëtare e

TIRANË- Shkrimtarja Helena Kadare ka marrë sot një vlerësim mirënjohjeje me motivacionin “Për librat e saj që me lirizëm edhe guxim, sjellin fatin e ka karaktereve gra në Shqipëri me një forcë prekëse”, nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Kadare po ashtu ka mbajtur dhe një fjalim ku është shprehur se në asnjë moment nuk është penduar se pse jetën e saj, ia dedikoi mbështetjes së krijimtarisë letrare të të bashkëshortit të saj, Ismail Kadaresë, duke zgjedhur që vet si autore të qëndronte në hije.

Lidhur me “Nobelin” në Letërsi, ajo tha se, në familjen e shkrimtarit Ismail Kadare, ky çmim nuk pritet më prej tre vitesh.

“Ka tre vite që sinqerisht nuk e presim më. Për mua dhe dashamirësit e tij duhet ta kishte marrë prej kohësh, por nuk e ka marrë dhe nuk është ndonjë kujë. Para se të shkoja në shtëpinë botuese i ndizja zjarrin Ismalit, dhe ato dy ore qe ai shkruante ishte njeriu më i lumtur në botë. Kur u bë koha e Pashallarëve të Kuq isha shumë e frikësuar se çfarë do të ndodhte, por asnjëherë nuk ja thoja.”- u shpreh ajo.

Helena Kadare është autore e 7 vëllimeve, si ndër ta “Një lindje e vështirë”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”, “Bashkëshortët” që kanë në qendër jetën vajzërore, të nënës dhe bashkëshortes.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture helena kadare isamil kadare helena kadare isamil kadare

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Tetor 2020, 13:37

Shaban Murati: Këshilla për miqtë

Këshilla për miqtë:Një nga çuditë e politikës tribale shqiptare të tranzicionit është se disa autofilozofë politiko-folkloristë shqiptarë kanë shpikur te...