Art&Argëtim

Shaban Murati: Këshilla për miqtë

15 Tetor 2020, 13:37 Nga DOSJA
Shaban Murati: Këshilla për miqtë

Këshilla për miqtë:

Një nga çuditë e politikës tribale shqiptare të tranzicionit është se disa autofilozofë politiko-folkloristë shqiptarë kanë shpikur tezën e padëgjuar botërore që e drejta për të sunduar të tjerët buron nga lartësia e malit ku ke lindur. Rrahagjoksit e kësaj teze duket i ndjejnë defiçiencat brenda kokës së tyre derisa mendojnë se nga lartësitë e metrave të malit të tyre duhet të dekretohen apriori privilegjet e sundimit të tyre mbi qytetarët e tjerë.

Me këtë logjikë folkloriko-mburravece shqiptare i bie që drejta për të sunduar botën t’u takojë nepalezëve, që kanë lindur dhe jetojnë në malin më të lartë të botës, Himalajet. Për fat të keq gjeografia botërore nuk u vjen në ndihmë, sepse provon që lartësia e malit është relative dhe as në fantazitë më të dehura nuk pjell të drejtën e skeptrit. Sepse mali më i lartë në botë është 8,8 kilometra, por ai humbet në pikën më të thellë të oqeanit, që është 11,5 kilometra e thellë, ku zhytet edhe kjo filozofi infantile shqiptare.

Sikur nuk mjaftojnë mollët shumta të sherreve të përçarjes, që na ka lënë historia brenda nesh, por duhet të shtojmë tani edhe shpikjen e re tribale të ndarjes midis malit dhe detit.

Tribalizmi politik shqiptar duhet të kullohet se ambicjen dalldisëse për të drejtën e sundimit nuk e ndihmon dot gjeografia e lindjes. Ndaj është vite drite larg demokracisë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur keshilla per miqte shaban murati keshilla per miqte shaban murati

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 18:42

AFRIKA E JUGUT- Një ngjarja sa qesharake aq dhe e çuditshme ka ndodhur në një kishë katolike romake në Chainda, në kryeqytetin e Lusakaës në Afrikën Jugo...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 18:39

TIRANË– Mariana Kondi ka treguar se si e ka ngacmuar bashkëshorti që ka sot, në rininë e saj. Teksa kishte me vete dhe bluzën me të cilën e njohur, Mariana...