Art&Argëtim

45-vjeçe drejt altarit, Heidi Klum martohet me këngëtarin 16 vite më të ri

17 Prill 2019, 15:52 Nga DOSJA
45-vjeçe drejt altarit, Heidi Klum martohet me këngëtarin 16

Modelja e famshme sapo e zbuloi, dasma pritet këtë verë, Heidi Klum dhe i fejuari i saj Tom Kaulitz.

Në një intervistë për prestigjozen “Hello” modelja gjermane zbuloi se ka zgjedhur ishullin Capri në Itali, për të kurorëzuar lidhjen e saj me këngëtarin, duke qenë se ky është vendi i preferuar i çiftit.

Të ftuarat speciale nga ana e modeles pritet te jenë modelet Adriana Lima, Naomi Campbell dhe Alessandra Ambrosio. Vitin e kaluar për Krishtlindje, Heidi mori propozimin për martesë dhe menjëherë postoi një foto të saj duke përqafuar të fejuarin Tom me një unazë fejese në gisht.

“Jam martuar dy herë dhe kurrë s’e mendoja që do të thoja përsëri ‘po’. Por siç duket do e them edhe nje herë tjetër’”– thotë ajo.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz heidi klum tom kaulitz heidi klum tom kaulitz

Sondazh

Poll