Politike

Tedi Blushi i nxjerr videon Ballës: Nxirre në përballje Buburrecin, se do vish prapë të bësh autokritikë…

15 Tetor 2020, 19:25 Nga DOSJA
Tedi Blushi i nxjerr videon Ballës: Nxirre në përballje

TIRANE– Pas deklaratave të Taulant Ballës se Presidenti Meta gjithë jetën e tij ka dashur të dëmtojë Partinë Socialiste, ka ardhur edhe përgjigja e këshilltarit të Metës.

Blushi nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ i drejtohet Ballës duke i thënë që të “mos shërbejë si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi”, duke nënkuptuar kryeministrin Rama. Ai i kërkon Ballës që të nxjerrë në përballje Ramën, pasi në 26 prill do të shkojë përsëri të bëjë autokritikë në Presidnecë dhe të punojë për çeljen e negociatave.

Postimi i Tedi Blushit:

Tao Tao, të paktën mos shërbe si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi. Mos u spiropalizo edhe ti! Nxirre në Përballje Buburrecin. A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë? Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti? Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të! Presidenti është i të gjithë shqiptarëve. E harrove 2 Marsin? Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të bësh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave. Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit. Ora e Përballjes po afron!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tedi blushi tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 15 Tetor 2020, 18:47

TIRANE– Në ceremoninë e 20-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ishte e pranishme ambasadorja Yuri Kim. Ajo tha se firmosja e një marrëve...

Politike 15 Tetor 2020, 15:22

TIRANË– Akuzave politike që inceneratori i Fierit nuk ekziston, ju përgjigj kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier Sh.p.k, me hapjen e dyerve ...