Art&Argëtim

Malkaj mes lotësh: Lashë shkollën se më tallën për atletet e grisura, me rrogën e parë bleva këpucë

15 Tetor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Malkaj mes lotësh: Lashë shkollën se më tallën për

TIRANË– Aktori Mehdi Malkaj ka rrëfyer historin që ka kaluar në jetën e tij. Ai ka ttreguar mes lotësh sesi e ka lënë shkollën pasi shokët e shkollës e shanin se kishte atlete të grisura.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Malko i pyetur nga Sonlia Meço,  ka treguar detaje mes lotësh sesi tallja e shokëve e detyroj të lërë lërë shkollën, kur i panë atletet e grisur

Sonila Meço: Çfarë të sjellin në mendje këto këpucë?

Mehdi Malkaj:Kam përshtypjen se kjo këmba e djathtë këtej duhet të jetë këpuca ime se është shumë e çkyer ajo“

Sonila Meço: Në fakt nuk janë të tuat, por është një metaforë e këpucëve të tua sepse ky djaloshi këtu kur shkonte në shkollë e nisi jetën kështu, në varfëri. Si ka qenë historia jote kur ngriheshe para klasës?

Një herë u çova, unë kam qenë me atlete në fakt… Zysh Lirija, shumë zonjë, më çoi një ditë në dërrasë, dhe siç janë aty nja dy-tre rreshta, në rreshtin e mesit ishin dy vajza në bankë të parë dhe sigurisht, mua më dukeshin më të bukurat e klasës. Ishte viti i parë gjimnaz. Ato panë një copë gishti tek atletja ime dhe bënë vetëm kaq (tregon se si e përqeshën). Unë u lëndova shumë dhe në fakt… Tani qaj se është e bukur. Fshirësen me këmbën e majtë un e hodha ‘dang’ në tavan e në kokë të zyshës dhe ika me vrap nëpër shkallë dhe ajo që e ndjente se nuk do kthehesha më dhe më thoshte: ‘Mehdi ktheu t’u bëftë zysha se të kemi xhan, të duam shumë…’ Ika. Aty e lashë shkollën, por me rrogën e parë që mora Sonila, bleva këpucë. Kam bërë xhiro nga shkolla dhe nuk mi panë shtrigat këpucët,”ka treguar Mehdi Malkaj.

Video e plotë:
iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/k1CJDwYsE-I” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen>

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz mehdi malkaj mehdi malkaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 18:42

AFRIKA E JUGUT- Një ngjarja sa qesharake aq dhe e çuditshme ka ndodhur në një kishë katolike romake në Chainda, në kryeqytetin e Lusakaës në Afrikën Jugo...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 18:39

TIRANË– Mariana Kondi ka treguar se si e ka ngacmuar bashkëshorti që ka sot, në rininë e saj. Teksa kishte me vete dhe bluzën me të cilën e njohur, Mariana...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 18:03

Kadare për Migjenin

TIRANE– Gjysmëshekulli i fundit i mjaftoi historisë për ta vendosur veprën letrare të Migjenit në një nga majat më të larta të bjeshkëve me gjelbërim të përhers...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 15:00

Një modele në studion e Marubit

Fotografia paraqet një grua me veshje tradicionale qytetare myslimane shkodrane. Eshte realizuar në studi Marubi ne Shkodër ne vitin 1922 nga Kel Marubi.Kjo fot...