Art&Argëtim

Nënsekretarja amerikane për Kulturën dhe Arsimin, Marie Royce takon kryeministrin Edi Rama

15 Tetor 2020, 09:08 Nga DOSJA
Nënsekretarja amerikane për Kulturën dhe Arsimin, Marie Royce

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në kryeministri, nënsekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce. Në një bisedë të shkurtër në sallën e Hartave në kryeministri, shefi i qeverisë shqiptare, konfirmoi bashkëpunimin Shqipëri-SHBA, në fushën e arsimit dhe kulturës. “Një pjesë nxënësish shqiptar përfitojnë nga programet tuaja, ka dhe më shumë shqiptarë që përfitojnë në Shqipëri, dhe mendoj se ka shumë gjëra të tjera, dhe mendoj se vizita juaj të ndihmojë më shumë në këtë aspekt. Ka shumë gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA në fushat e arsimit e kulturës. Më besoni, nuk janë pak, ato që mund të mësoni nga kultura jonë. Kultura është një sferë ku SHBA ka shumë për të mësuar ende nga vendet e tjera dhe kultura e tyre më e vjetër dhe komplekse Ambasadorja juaj ka sjellë më shumë energji dhe vullnet për të ndihmuar. Ja kalofshi mirë, mezi e kthyem diellin dhe e kemi këtu për ju, shijojeni!”- tha Rama.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA) Marie Royce ka mbërritur sot në Tiranë. Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar bashkëpunimin mes Shteteve të  Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë  në fushat e arsimit dhe kulturës. Po ashtu bëhet e ditur se ajo do të ndajë dhe Çmimin IVLP në nder të 80 vjetorit të Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture edi rama marie royce shkembimi kulturor shqiperi-shba edi rama marie royce shkembimi kulturor shqiperi-shba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 18:42

AFRIKA E JUGUT- Një ngjarja sa qesharake aq dhe e çuditshme ka ndodhur në një kishë katolike romake në Chainda, në kryeqytetin e Lusakaës në Afrikën Jugo...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 18:39

TIRANË– Mariana Kondi ka treguar se si e ka ngacmuar bashkëshorti që ka sot, në rininë e saj. Teksa kishte me vete dhe bluzën me të cilën e njohur, Mariana...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 18:03

Kadare për Migjenin

TIRANE– Gjysmëshekulli i fundit i mjaftoi historisë për ta vendosur veprën letrare të Migjenit në një nga majat më të larta të bjeshkëve me gjelbërim të përhers...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 15:00

Një modele në studion e Marubit

Fotografia paraqet një grua me veshje tradicionale qytetare myslimane shkodrane. Eshte realizuar në studi Marubi ne Shkodër ne vitin 1922 nga Kel Marubi.Kjo fot...

Art&Argëtim 14 Tetor 2020, 14:49

KUKES– Fjolla Morina është aktualisht në arrest shtëpie mirëpo nuk e ka pasur aspak të vështirë qëndrimin brenda pasi ka vazhdimisht vizita nga njerëzit e...