Ekonomi

Mungesa e tregut/ Fermerët e Korçës hedhin mollët në lumin Devoll

13 Prill 2019, 15:08 Nga DOSJA
Mungesa e tregut/ Fermerët e Korçës hedhin mollët në

KORÇË– Vijon problematika e fermerëve në rrethuin e Korçës. Edhe këtë vit ata e kanë hedhur në lumë një pjesë të prodhimit pasi sipas tyre po u kalbeshin në magazina.

Edhe pse një pjesë përfundoi në rrjedhën e lumit Devoll, në fshatin Mançurisht qindra kuintalë mollë të tjera, po kalben nëpër magazina.

Shkak për stokun e prodhimit të mollëve është bërë superprodhimi dhe futja e të njëjtit produkt nga jashtë.

Industria agro-përpunuese sipas fermerëve nuk ka shprehur interes për prodhimin as për ta grumbulluar si lëndë të parë, ndërsa as ulja e çmimit nuk po i shpëton fermerët.

Disa javë më parë dhjetra fermerë bllokuan rrugën Korçë-Kapshticë ku edhe protestuan kundër kalbjes së prodhimeve të tyre. Ata bënë tre kërkesa: Mbrojtja e prodhimit vendas nëpërmjet ngritjes së referencës doganore. Shfuqizimi i ligjit për TVSH në bujqësi.

Ligji i ri parashikon që grumbulluesve t’u rimbursohet tvsh për produktet vetëm 6% dhe krijimin e mundësive të reja për treg, duke lidhur marrëveshje vendet që konsumojnë më shumë produktet bujqësore shqiptare.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale fermeret e mançurisht kalben mollet korce fermeret e mançurisht kalben mollet korce

Sondazh

Poll