Politike

Përplasja mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit, Basha: Dhuna, fytyra e vërtetë e Edi Ramës

17 Prill 2019, 13:22 Nga DOSJA
Përplasja mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit, Basha:

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes mes banorëve e policëve tek Bregu i Lumit.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se personi që goditi gruan që po protestonte kundër prishjes së banesës së saj është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha. Gjithashtu Basha denoncoi faktin që gjatë protestës u goditën edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët ishin në mbështetje të banorëve te dëbuar.

“Dhunuesit që shqiptarët panë sot duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj, dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të banorëve te dëbuar, janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës.”

Basha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ngrihen kundër kryeministrit Edi Rama pasi sipas tij, ai nuk mund ta mbajë me dhunë pushtetin.

POSTIMI I PLOTË:

Ditën e sotme banorët kanë protestuar sërish kundër banesave të tyre. Banesat te Bregu i Lumit po prishen në sajë të projektit të “Bulevardit të Ri”. Sqarojmë se banorët kërkojnë vetëm dëmshpërblim për banesat e tyre por edhe kjo iu është refuzuar nga bashkia Tiranë pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim hoxha banorja dhunohet nga polici edi rama erion veliaj klevis balliu protesta bregu i lumit 17 prill agim hoxha banorja dhunohet nga polici edi rama erion veliaj klevis balliu protesta bregu i lumit 17 prill

Sondazh

Poll