Bota

Serbët fajësuan Kosovën për zjarrin në ‘Notre Dame’, ambasadori francez: Skandaloze, i përbuz këta njerëz

17 Prill 2019, 07:26 Nga DOSJA
Serbët fajësuan Kosovën për zjarrin në ‘Notre

SERBI– Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni ka kritikuar ashpër lajmin se Katedraleja e Notre Dame ishte e mallkuar pasi kishte varur disa muaj më parë flamurin e Kosovës. (Lexo këtu)

Në reagimin e tij, Mondoloni tha se ndjente një neveri të madhe ndaj personave që botonin histori të tilla.

“Kjo është skandaloze, më lëndon thellë dhe i përbuz njerëzit që janë të aftë për gjëra të tilla. Kjo nuk është Serbia, dhe jo Serbia me të cilën u njoha gjatë 18 muajve të qëndrimit tim këtu“, u tha ambasadori gazetarëve.

Më 15 prill Katedralja e Notre Dame u përfshi nga një zjarr që dyshohet se e kishte zanafillën nga një papafingo. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një pakujdesi e punëtorëve që po merreshin me restaurimin e katedrales. Megjithatë sipas zyrtarëve zjarri nuk ka qënë i qëllishëm. Edhe pse përmasat e tij kanë qënë të mëdha, nga Katedralja kanë shpëtuar dy kupollat dhe fasada. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar rikonstruksionin e saj duke kërkuar edhe denonacione. Dy prej biznesmenëve më të fuqishëm francez kanë ofruar 200 milionë euro. Kohët e fundit, Katedraleja po i nënshtrohej një rikonstruksioni që kushton 11 milionë dollarë ndërsa punimet e rinovimit pritet të përfundojnë rreth vitit 2022.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni frederic mondoloni kosova mediat serbe serbi shkrumbohet notre dame frederic mondoloni kosova mediat serbe serbi shkrumbohet notre dame

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2019, 15:50

Shpallen fituesit e çmimeve “Pulitzer”

NEW YORK- Janë shpallur fituesit e çmimeve “Pulitzer”, një nga çmimet më të rëndësishme të gazetarisë në botë. Bëhet e ditur se &ccedi...