Bota

Kinë/Hedh 6 monedha në motorrin e avionit për bestytni, vë në rrezik 100 pasagjerë

17 Prill 2019, 08:02 Nga DOSJA
Kinë/Hedh 6 monedha në motorrin e avionit për bestytni, vë

KINE- Gruaja 66-vjeçare nuk u lejua të fluturonte me agjencinë ‘Tianjin Airlines’, pasi pranoi se kishte hedhur 6 monedha në motorrin e avionit. Ajo u arrestua nga policia dhe rrezikon muaj burg.

Të 100 pasagjerët në fluturimin GS6681 që do të niseseshin për në qytetin Chifeng, u caktuan në një avion zëvëndësues.

Ishte pikërisht një anëtar i ekuipazhit që lajmëroi sigurinë, fill pasi shikoi gruan duke hedhur monedhat nga kati i sipërm.

Kjo nuk është hera e parë që një pasagjer ka tentuar të hedh monedhat në një motor avioni për fatin e mirë dhe një fluturim të sigurt.

Vetëm dy javë më parë, një 31-vjeçar u kap në kamera duke hedhur tre monedha nga ura e avionit drejt avionit të avionit për fat të mirë në aeroportin ndërkombëtar të Ëuhan Tianhe në provincën Hubei.

Marrë dhe përshtatur nga: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bestytni hedh monedha në motorrin e avionit kine rrezikon pasagjerët bestytni hedh monedha në motorrin e avionit kine rrezikon pasagjerët

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2019, 15:50

Shpallen fituesit e çmimeve “Pulitzer”

NEW YORK- Janë shpallur fituesit e çmimeve “Pulitzer”, një nga çmimet më të rëndësishme të gazetarisë në botë. Bëhet e ditur se &ccedi...