Aktualitet

Vrasja dhe murosja e shqiptarit me urdhër të ish-të dashurës, arrestohet dhe një person i pestë, anëtari i Cosa Nostras:

13 Tetor 2020, 21:05 Nga DOSJA
Vrasja dhe murosja e shqiptarit me urdhër të ish-të

ITALI-  Policia italiane së fundmi ka lëshuar një urdhër-arresti për 45-vjeçarin Salvatore.T, i cili është anëtar i Cosa Nostrës.  Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja Salvatore dyshohet se është personi i pestë që ka marrë pjesë në vrasjen e Astrit Lamajt në Monza, të cilin më pas e murosën brenda një vile. Policia italiane ka marrë masën e sigurisë me ‘arrest shtëpie” për italianin.

Salvatore ka pohuar se Lamaj ishte marrë me graun e gabuar ku dhe e kishte ofenduar kishte guxuar. Mediat bejnë te ditur se Lamaj asokohe aspo ishte ndarë nga një italiane 62-vjeçare, pronare e një argjendarie, me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie. Në rrëfimin e tij, anëtari i Cosa Nostrës u tha hetuesve se ajo kishte paguar 100 mijë euro për vrasjen dhe më pas murosjen e 45-vjeçarit Lamaj.

Si ndodhi ngjarja

Trupi i shqiptarit të identifikuar si shtetasi, Astrit Lamaj u gjet më 19 Janar të këtij viti, ku gjatë një rikonstruksioni që po i bëhej një vile antike  në komunën Senago në provincën e Milanos. Sipas hetuesve ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2013 ku urdhërin për vrasjen dhe murosjen e shqiptarit e ka dhënë ish e dashura e shqiptari pasi ajo dyshonte se Astriti e kishte vjedhur fshehurazi.

Më pas tre ekzekutorët kanë kapur Astrit Lamajt dhe e kanë mbytur me një litar. Pasi e kanë vrarë, ekzekutorët e kanë murosur në vilën ku u gjet në janar të këtij viti. Ndërkohë Gjykata e Milanos i është rikthyer edhe njëherë kësaj çështje ku ka lënë në burg katër italianët ku sipas Gjykatës ka prova të mjaftueshme që ata janë përfshirë në vrasjen e shqiptarit

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit lamaj salvatore.t astrit lamaj salvatore.t

Sondazh

Poll