Skenari më i keq në Shqipëri me Covid-19, Manastirliu: Kemi kapacitet 1600 shtretër
13 Tetor 2020, 21:24Nga DOSJA
TIRANË– Në skenarin më të keq të pandemisë Covid, Shqipëria mund të përballojë një kapacitetet prej 1600 pacientësh të shtruar në spitale. Kështu u shpreh mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” ministrja Ogerta Manastirliu, e cila tha se në rast të ezaurimit të kapaciteteve në spitalet Covid 3 dhe 4 do të shfrytëzohen spitalet rajonale.
Manastirliu: Covid 3 dhe 4 janë spitale të mirëpajisura, gati për t’u futur në funksion në momentin që do të kemi fluks.
Fevziu: Edhe me staf?
Manastirliu: Përgjatë verës kemi punësuar 150 infemierë dhe mjekë.
Fevziu: Ku i keni gjetur?
Manastirliu: Infermierët i keni rekrutuar nga portali “Infermierë për Shqipërinë” dhe sot që kemi hapur portalin kemi 1 mijë aplikues. Me mjekët jemi angazhuar me infeksionistë, mjekë të familjes dhe mjekë të QSUT-së në specialistë të ndryshme. Por duhet të ezaurohen një herë kapacitetet e dy spitaleve q ëtë hapim tjetrin. Kemi edhe 25% ose ¼ e dy spitaleve të lira.
Fevziu: Cili është skenari më i keq që ju parashikoni?
Manastirliu: Ne kemi një strategji të përgjigjes së vjeshtë -dimrit. Skenari i tretë është ai ku futet edhe përfshirja e spitaleve rajonale. Pra kur mbyllen kapacitetet 550 shtretër, atëherë kemi tre skenarë të tjerë ku futen edhe spitalet rajonale: 5 spitale në skenarin e parë dhe 6 në dy skenarët e tjerë, ku totali i shtretërve arrin në 1600 shtretër.
Fevziu: Keni një skenar të njerëzve që mund të humbin jetën? Fauci ka thënë se 400 mijë amerikanë mund të humbin jetën.
Manastirliu: Nuk do më pëlqente të flisja për fatalitetet dhe pse projeksionet dhe simulimet janë.
ITALI- Policia italiane së fundmi ka lëshuar një urdhër-arresti për 45-vjeçarin Salvatore.T, i cili është anëtar i Cosa Nostrës. Sipas asaj që kanë rap...
TIRANË – Dosja e humbjes së Marteos, nga Korriku deri në Shtator 2011, ka qënë në policinë e Vlorës, më pas për tu intesifikuar kërkimet, kaloi në Pr...
TIRANË– Tema “Politikë me artistë” në Open mbrëmjen e sotme në Top Channel ka sjellë debate të nxehta në studio.Madje në shumë raste janë ngritur dhe...
TIRANË- Prej 9 vitesh familja e Marteo Bejaj endet mes dëshpërimit dhe shpresës për të gjetur djalin e tyre. Jeta kishte përgatitur një surprizë të hidhur ...
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur se nëse nuk e mbajmë maskën shumë shpejtë so futemi sërish në karantinë. I ftuar në emis...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen...
TIRANË– Eksperti i Shëndetësisë pranë PD-së, Gazmend Koduzi i ftuar në emisionin “Real Story” ka thënë se ai nuk do ta zbatojë rregullin e fundit ant...
TIRANW- Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka pasur debat lidhur me situatën me COVID-19 në Shqipëri dhe masat e reja.Brataj thotë se vetë ai...