Aktualitet

“Është e domosdoshme!”/ Brataj i prerë: Nëse nuk mbajmë maskën do të futemi në karantinë

13 Tetor 2020, 20:49 Nga DOSJA
“Është e domosdoshme!”/ Brataj i prerë: Nëse nuk

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur se nëse nuk e mbajmë maskën shumë shpejtë so futemi sërish në karantinë. I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se mbajtja e maskës është e domosdoshme sepse përndryshe situata e pandemisë së Covid-19 do të dalë jashtë kontrollit. 

“Më ndalojnë dhe në rrugë e më pyesin pse na e lejoni maskën në restorant dhe jashtë duhet ta mbajmë? I thashë që në restorante do të ruhet distanca. Do të vihet maska dhe pikë! Mbajtja e maskës është mjekësore, nuk është politike. Nëse do të dalim pa maska, kontrolli do të bëhet i pakontrollueshëm, infeksioni do të rritet dhe do të futemi sërish në karantinë. Pra, merrni masa. Kjo është një masë parandaluese shumë e mirë dhe ne mund të jetojmë pa u izoluar dhe pa u kthyer në karantinë”, tha Bartaj.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll