Aktualitet

Populli qe mbron pyllin nga qeveria!/ Qytetarët: Ne luftojmë për ajrin tonë, sepse dëmton shëndetin e fëmijëve

12 Tetor 2020, 20:57 Nga DOSJA
Populli qe mbron pyllin nga qeveria!/ Qytetarët: Ne luftojmë për

KAMWZ- Banorët e laknasit pjesë e Bashkisë së Kamzës sot kanë qenë në Gjykatën administrative të Apelit, pasi vijojnë kalvarin për çështjen e pyllit që rrezikon të pritet. Në këtë zonë planifikohet të bëhet një agroturizëm ku pëveç një restoranti do të ndërtohet edhe një stallë derrash dhe thertore. Sipas qytetarëve bashkia ka vendosur pa i pyetur fare edhe pse ata i kanë mirëmbajtur dhe i kanë mbjellur pemët.

“Unë jam kryeplaku pa lejen time dhe pa lejen e askujt nuk arrij të kuptoj se çfarëpo bëhet në këtë shtet.” thotë kryeplaku.


“Edhe në 97 që u prish gjithë shqipëria pemët nuk i lamë të priten sepse neve na filtrojnë ajrin, na japin jetë.“- thotë një qytetar.

“Dy thertore janë bosh, në Kamëz ndërsa ktu duan se sbën që të presin pyllin dhe të bëjnë thertore.” thotë një qytetare. Një tjetër shqetësim është se në dokumenta kjo zonë nuk është shënuar fare si pyll.

“Veç një lloj tragji-komedie, është kjo situatë ku edhe pse është një pyll në letra figuron që nuk është pyll dhe kjo ka sjellë një revoltë nga komuniteti.”- thotë mabientalisti Lavdush Ferruni

Prerja e drurëve sipas banorëve është dëmitimi më i madh që i bëhet kësaj zone. Sipas ekspertit të mjedisit Lavdush Ferruni ky pyll i mbron qytetarët jo vetëm nga uji i ndotur i lumit Lana por edhe nga eurozioni.

“Është zonë shumë e ndotur dhe ky pyll e pastron disi ajrin.”- thotë Lavdush Ferruni

Sipas banorëve edhe nëse Gjykata nuk vendos në favor të tyre ata do të vazhdojnë betejën në mbrojtjen e zonës së gjelbër.

“Ne luftojmë për ajrin tonë, sepse dëmton shëndetin e fëmijëve tanë. ne duam ajër të pastër.” shprehet një banor.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prerja e drureve qytetaret ne laknas prerja e drureve qytetaret ne laknas

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Tetor 2020, 19:33

LUSHNJE- Prej 10 ditësh, Dajana Mita, kjo 22-vjeçare nga Lushnja që shihni në këtë foto, është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë. Ishte data ...