Politike

“Nxjerr zhonglerë në rrugë dhe ekran”/ Këlliçi sulmon Ramën: Bashkë me Erion Veliajn nuk i gënjejnë dot shqiptarët

11 Tetor 2020, 09:49 Nga DOSJA
“Nxjerr zhonglerë në rrugë dhe ekran”/

TIRANË- Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediet është shprehur se  kryeministri Edi Rama di vetëm të mashtrojë qytetarët shqiptarë. Këlliçi ka deklaruar se sa herë që Rama duhet të japë llogari për premtimin për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për taksim të pandershëm ai nxjerr Erion Veliajn për të shpifur.

“Sado gaztorë e zhonglerë të nxjerrë në rrugë dhe në ekran Edi Rama, nuk gënjen dot sipërmarrësit që po falimentojnë dhe shqiptarët që humbasin vendin e punës çdo ditë të qeverisjes së tij. Sikur Rama të punonte me të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte zbrazur çdo ditë.”, shprehet Këlliçi. 

DEKLARATË E BELIND KËLLIÇIT

Sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për taksim të ndershëm, për legalizime falas, për rritje të pagave për mësuesit dhe mjekët dhe për biznesin e vogël ai nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë dhe shpife me shpresen se qyetetaret do te harrojne varferine dhe hallet.

Por ç’e do që studentët e dinë se duhet të paguajnë tarifa më të larta sivjet dhe buxheti i familjes u është varfëruar. Tallavaja e vemjes nuk i ben prinderit te harrojnë se akoma nuk kanë blerë dot librat e fëmijëve dhe s’kanë lek t’u blejnë as maskën dhe dezinfektantin kur shkojnë në shkollë.

Sado gaztorë e zhonglerë të nxjerrë në rrugë dhe në ekran Edi Rama, nuk gënjen dot sipërmarrësit që po falimentojnë dhe shqiptarët që humbasin vendin e punës çdo ditë të qeverisjes së tij. Sikur Rama të punonte me të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte zbrazur çdo ditë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belind kelliçi edi rama erion veliaj belind kelliçi edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll