Urdhri për maskat, Bardh Spahia: Maskarallëk, personeli shëndetësor i Sanatoriumit s’ka marrë ende pagat
10 Tetor 2020, 18:12Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar lidhur me vendosjen e detyrueshme të maskave anti-Covid edhe në ambiente të hapura. Me anë të një statusi në Facebook, Spahia shkruan se qeveria ka lënë pa paga personelin shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
“Të mos paguash mjekët, kur nuk ndal as koncesionet e as tenderat e errët është poshtërsi, ndërsa të kesh kurajon të dërdëllisësh për suksese imagjinare, të premtosh ndërtim aeroportesh e portesh, e të tundësh gjoba për mosmbajtje maskash, kur le mjekët pa rrogën mujore është thjesht maskarallëk!,”– shkruan deputeti.
POSTIMI I PLOTË:
Kryeepidemiologu i Surrelit u rishfaq në rolin e inspektorit të shëndetit publik! Në regjimin e propagandës boshe, pa asnjë rezultat, del vetë kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë për të shpallur urdhërin për mbajtjen e maskave edhe në publik!!!! Si mund t’ia lenë strukturave përkatëse këtë “punë“ kaq impenjative? Tallet pa pikë turpi me qytetarët, e sidomos me personelin shëndetësor që i ka lënë pa rroga, por del e bën teatër në media! Vetëm një individ si Edi Rama mund të degradojë shtetin deri në atë masë, sa të mos paguajë as mjekët e spitaleve Covid!!!! Personeli shëndetësor i Sanatoriumit denoncon se nuk kanë marrë pagat. Java u mbyll dhe e hëna 12 tetor, do i gjejë mjekët të papaguar për punën e tyre!!! Por as Edi Rama e as militantja e tij në krye të ministrisë së shëndetësisë nuk flasin për këtë, sepse nuk e kanë shqetësim, nuk u bëhet vonë!!! Ky është realiteti skandaloz i pushtetit të kalbur të Edi Ramës, që ka pafytyrësinë të kërkojë sërish votat e shqiptarëve, e që premton rritje pagash, kur nuk jep pagat aktuale! Të mos paguash as mjekët e vijës së parë, ata ta spitaleve Covid, që po mbajnë peshën e mbingarkesës së të infektuarve përtej kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore, do thotë të mos kesh pikë njerzillëku, përvecse asnjë normë institucionale e shtetare. Të mos paguash mjekët, kur nuk ndal as koncesionet e as tenderat e errët është poshtërsi, ndërsa të kesh kurajon të dërdëllisësh për suksese imagjinare, të premtosh ndërtim aeroportesh e portesh, e të tundësh gjoba për mosmbajtje maskash, kur le mjekët pa rrogën mujore është thjesht maskarallëk!
Sot në një konferencë për shtyp Rama njoftoi se kanë vendosur që nga java tjetër mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme e se ata që nuk respektojnë masat do duhet të përballen me një gjobë, e cila do i vijë qytetarëve direkt në faturën e dritave. Maska do të jetë e detyrueshme të vihet kudo përveç shtëpisë, restorantit, barit dhe vendeve ku konsumohet ushqim.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ ka përmendur edhe njëherë partinë e re të presidentit Ilir Meta. Teksa po...
TIRANË- Ka përfunduar votimi për kandidatët e Partisë Demokratike që do të garojnë për rrethin e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021. Procesi i...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama dje në Asamblenë e Partisë Socialiste...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka adresuar sulmin e kryeministrit Edi Rama dje nga Asambleja e Partisë Social...
Politike10 Tetor 2020, 16:00
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka refuzuar se do të mbajë maskën në ambiente të hapura, edhe pse kryeministri Edi Rama paralajëroi gjobë për ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bërë me dije një ndërhyrje kirurgjikale. E ftuar në emisionin “Kjo Ja...
Politike10 Tetor 2020, 15:20
TIRANË– Një ditë pasi u publikua lista e kandidatëve të PD-së për Tiranën, banorët e Unazës së Re nuk e kanë fshehur zhgënjimin e tyre për largimin e Klevi...
SHKODËR– Ndryshime në drejtorinë e Shkodrës. Jetmir Lumaj është emëruar drejtor në Drejtorinë Rajonale me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Terr...
TIRANË– Ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka zgjedhur të mos i ndahet kreut të shtetit, Ilir Meta. Edhe pse ditëve të fun...
TIRANË – Pas denoncimit që bëri dje Partia Demokratike në njësinë 4, duke e prezantuar qytetaren Tatjana Lake si Fatime Joca, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, i...