Art&Argëtim

Një e dielë në oborrin e Kishës së Madhe në Shkodër gjatë Luftës së parë

9 Tetor 2020, 17:37 Nga DOSJA
Një e dielë në oborrin e Kishës së Madhe në

Fotoja i takon vitit 1917, realizuar nga Marcel Bolotte. Dicitura e autorit eshtë “Shqiptare katolike”.

Arkitektura në sfond përkon me ndërtesat përpara Kishës së Madhe në Shkodër të cilat janë njësoj edhe sot e kësaj dite. Dallohen tre gra me çadra në ngjyra të hapura, zonja të pasura të veshura me kostum karakteristik katolik qytetar shkodran. Njera prej tyre me kapele, me doreza me gishta jashtë dhe me çantë dore, “borsetë ” sic i thonë edhe sot në Shkodër. Dy të tjerat me kokën mbuluar me shami (degërmi) me qëndisma për katolikët. Dallohen këpucët te zeza me corapet e bardha, shpesh me qafen e qendisur. Pas tyre dallohen dy meshkuj, njeri nga ata me kapelë republika në kokë, padyshim e njëjta familje. Vajza me shami në kokë e kapelen e fëmijës në dorë, me shumë gjasë eshtë punonjësja e shtëpisë se tyre, që po mban fëmijët  e zotërisë.
Po ashtu majtas dallohet një cift, me veshje karakteristike të fshatarëve të nënshkodrës. Burri me brezin me shirita të kuq e jeshile, e gruaja me përparësen e pëlhurës së bardhë me shirita të kuq.

Marcel Bolotte, ishte një ushtar francez qe gjatw Luftës së Madhe kaloi edhe nëpër Shkodër. Luan Rama, ish ambasador i Shqipërisë në Francë, shprehet : “Marcel Bolotte ishte një nga ata francezë, i cili fill me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, që më 6 gusht 1914, u angazhua në ushtrinë franceze. Ai shërbente në fushën e mjekësisë dhe në ushtri shërbeu me ambulancat mjekësore dhe ato alpine. Më pas e angazhuan në “Ushtrinë e Lindjes” të komanduar nga gjenerali francez Sarrail, e cila vepronte në Ballkan. Ai shumë shpejt u dërgua në frontin shqiptaro-maqedonas nga ku, veç kujtimeve për luftën, solli dhe shumë fotografi.

Perpunuar me ngjyra për dosja.al nga Suad Barbullushi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur marcel bolotte suad barbullushi marcel bolotte suad barbullushi

Sondazh

Poll