Aktualitet

Raporti i KE për ndërtimin e aeroportit në territorin Vjosë-Nartë në Vlorë, reagon Qendra për ruajtjen dhe mbrojtjen e m

8 Tetor 2020, 17:24 Nga DOSJA
Raporti i KE për ndërtimin e aeroportit në territorin

TIRANE– Pas raportit të Komisionit Europian i cili kishte në fokus problematika thelbësore në fushën e ruajtjes së natyrës, të cilat kërcënojnë territorin e zonave të mbrojtura nëpërmjet planifikimit të investimeve masive, si ndërtimi i një aeroporti brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, ka ardhur dhe reagimi i Qendrës për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri.

Në deklaratën e tyre thuhet se ajo sipërfaqe është zyrtarisht kandidate për tu shpallur si zonë Emerald nën Konventën e Bernës, për shkak të rëndësisë që përfaqëson për ruajtjen e natyrës dhe jetës së egër.

Sipas tyre nëse planet e sipërpërmendura vihen në zbatim, kjo zonë do të humbasë çdo vlerë për natyrën e jetën e egër, duke sjellë jo vetëm humbjen e një zone të mbrojtur, por një ekosistemi unik që nuk ndodhet askund tjetër në Shqipëri.

Deklarata e plotë:

Raporti i Komisionit Europian lidhur Politikën e Zgjerimit të BE-së ka si qëllim investigimin dhe monitorimin e politikave të vendeve kandidate, apo atyre ende në proces, mbi përpjekjet për të rakorduar legjislacionin vendas me atë europian.

Në raportin e fundit të publikuar për Shqipërinë, atë të datës 6 tetor 2020, theksohen problematika thelbësore në fushën e ruajtjes së natyrës, të cilat kërcënojnë territorin e zonave të mbrojtura nëpërmjet planifikimit të investimeve masive, si ndërtimi i një aeroporti brenda Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Kjo problematikë e ngritur prej organizatës tonë që prej vitit 2018 është e një rëndësie të jashtëzakonshme, për arsyen se ndërtimi i të tilla infrastrukturave kërcënon vlerat ekologjike të zonës, duke rënë ndesh me ligje kombëtare apo konventa ndërkombëtare për mbrotjen e natyrës e të biodiversitetit.

Laguna e Nartës dhe ekosistemi përreth përbën një nga ligatinat më të mëdha e të rëndësishme në Shqipëri e Mesdhe. E ndodhur në një pjesë kyç të korridorit të shtegtimit të Adriatikut, kjo sipërfaqe është zyrtarisht kandidate për tu shpallur si zonë Emerald nën Konventën e Bernës, për shkak të rëndësisë që përfaqëson për ruajtjen e natyrës dhe jetës së egër. Akoma më tej, kjo zonë është në proces studimi lidhur me identifikimin e habitateve të rrjetit Natura 2000, pjesë e Direktivës Europiane të Habitateve e Shpendëve.

Sipas të dhënave tona, kjo zonë përmbush të gjithë kriteret për tu shpallur si “Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare” nën Konventën Ramsar. Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është shtëpi për një shumëllojshmëri shpendësh, të cilët gjejnë në të kushte të përkryera për të folezuar, ushqyer, apo pushuar gjatë shtegtimit.

Nëse planet e sipërpërmendura implementohen, kjo zonë do të humbasë çdo vlerë për natyrën e jetën e egër, duke sjellë jo vetëm humbjen e një zone të mbrojtur, por një ekosistemi unik që nuk ndodhet askund tjetër në Shqipëri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet raporti i komisionit europia raporti i komisionit europia

Sondazh

Poll