Aktualitet

Plagosi me thikë në këmbë 28-vjeçarin, policia në ndjekje të autorit të ngjarjes

8 Tetor 2020, 17:09 Nga DOSJA
Plagosi me thikë në këmbë 28-vjeçarin, policia

KORCE– Policia e Korçës është vënë në ndjekje të një 46-vjeçari, i cili dyshohet se është autori i plagosjes me thikë në këmbë të një 28-vjeçari.

Sipas informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë pas një konflikti të çastit dyshohet se ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes pasi ai është larguar nga vendgjarja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konflikt ne korce sherr me thika konflikt ne korce sherr me thika

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 15:50

TIRANE– Gjatë debatit të zhvilluar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ mes deputetit opozitar Kujtim Gjuzit dhe të ftuarve në studio u dha një deklaratë...