Aktualitet

U gjetën të vrarë, MOMENTI kur ambulanca mbërrin në vendngjarje për të marrë kufomat në Malësinë e Madhe

8 Tetor 2020, 16:56 Nga DOSJA
U gjetën të vrarë, MOMENTI kur ambulanca mbërrin në

MALËSI E MADHE- Në fshatin Vrith ka mbërritur autoambulanca për të marrë trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt. Në terrenin e vështirë malor të fshatit, është futur autambulanca, e cila do të dërgojë në morgun e qytetit kufomat e dy të rinjve.

Ndërkohë që siç duket edhe nga fotot, Policia vijon akoma të qëndrojnë në zonë, në kërkim të Daniel Pepajt. 

Dy kufomat e të rinjve janë gjendur të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Ndërkohë që në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është ekzektutori i dy të rinjve. Dyshohet se ai fshihet në shpellat e zonës malore por nuk përjashtohet mundësia të jetë larguar në Mal të Zi. Familja e tij nga frika e hakmarrjes është ngujuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt tre te vdekurit ne shkoder gjenden trupat e vilson çutajt dhe klement pepajt tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 15:50

TIRANE– Gjatë debatit të zhvilluar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ mes deputetit opozitar Kujtim Gjuzit dhe të ftuarve në studio u dha një deklaratë...