E dhimbshme/ 250 metra larg parcelës së kanabisit, familjarët tërheqin TRUPAT e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj
8 Tetor 2020, 16:05Nga DOSJA
MALESI E MADHE– Janë bërë publike pamjet nga vendi ku u gjetën trupat e dy të pajetëve të zhdukur me 3 Tetor në Malësinë e Madhe. Trupat e Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën ditën e sotme në zonën e Vrithit.
Kanë qënë familjarët ata të cilët kanë bërë të mundur tërheqjen e trupave të pajetë të të rinjve.
Pasi të bëhet tërheqja, ata do duhet të transportohen për në morgun e Spitalit të Shkodrës. Trupat e pajetë të Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt janë gjetur 250 metra larg parcelës së kanabisit, të mbuluara me shkurre dhe të qëlluar me armë zjarri.
Personi i tretë i cili ishte zhdukur me dy të rinjtë, Danjel Pepaj, vazhdon të jetë në kërkim nga policia pasi dyshohet se është dhe autori i vrasjes së dyfishtë. Sipas itinerarit të fundit, dyshohet se Pepaj është parë për herë të fundit në fshatin Kastrat të Malësisë së Madhe e mendohet se mund të ketë kaluar në Mal të Zi.
Ndërkohë që mediat ‘gërmojnë’ të zbulojnë detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Malësinë e Madhe, policia ende nuk ka reaguar për ngjarjen që po tmerron banorët e zonës e jo vetëm.
Gjendet të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, kufomat e Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt në Vrith të Malësisë së Madhe. Trupat e të rinjve, janë gjetur 5 ditë pas alarmit për zhdukjen e tyre. Ndërkohë që në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është ekzektutori i dy të rinjve. Dyshohet se ai fshihet në shpellat e zonës malore por nuk përjashtohet mundësia të jetë larguar në Mal të Zi. Familja e tij nga frika e hakmarrjes është ngujuar.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MALËSI E MADHE- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Malësinë e Madhe. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trupat e pajetë të Vils...
Aktualitet 8 Tetor 2020, 15:50
TIRANE– Gjatë debatit të zhvilluar ditën e sotme në emisionin ‘Shqipëria Live’ mes deputetit opozitar Kujtim Gjuzit dhe të ftuarve në studio u dha një deklaratë...
TIRANE– ‘Politikani më i mirë që ka Shqipëria,’- është fjalia që Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu tha për Lulzim Bashën në një intervistë t...
Gati 40 familje nga fshati Nivicë i bregdetit kanë organizuar një protestë para gjykatës së Gjirokastrës sot.Çështja e banorëve të Nivicës të cilët prete...
TIRANE– Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino vijon të ndodhet në spital pasi vuan nga COVID-19. Doktoresha ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pasi ...
Policët kanë një shprehje mes njëri-tjetrit “atë që nuk e kapim dot sot, do ta kapim doemos nesër”. Epo një polic që siç kuptohet është i ri në detyrë, n...
MALËSI E MADHE- Dalin pamje nga fshati Vrith në Malësinë e Madhe, ku edhe u gjetën dy kufomat e Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt. Siç duket edhe nga...
SHQIPËRI- 411 viktima, 5273 të infektuar aktivë dhe 9215të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shënde...
TIRANE– Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Prodhim dhe shitja e narko...