Sport

Probleme për trajnerin e ri të kombëtares Reja, klubi italian i prish planet ish teknikut të Napolit

15 Prill 2019, 19:50 Nga DOSJA
Probleme për trajnerin e ri të kombëtares Reja, klubi italian i

Është konfirmuar që trajneri Italian Edy Reja do të jetë trajneri i ri i kombëtares Shqiptare, duke pasuar kështu dy Italian të tjerë, Gianni de Biazi dhe Christian Panucci.

Ish trajneri i Lazios dhe Napolit ka gjetur dakortësinë më Armand Dukën, presidentin e FSHF dhe këtë të mërkurë do të jetë present në Shqipëri për t’u prezantuar si tekniku i ri kuqezi.

Reja do marrë një pagë pak a shumë sa ajo e paraardhësit të tij Panucci, rreth 22-23 mijë euro në muaj.

Megjithatë, lajmi i fundit që vjen nga Italia, sipas “Ginaluca di Marzios”, ka të bëjë me ndihmës trajnerin dhe bashkëpunëtorin e Rejas. 

Ndihmësi i Rejas, Alessandro Calori ishte bërë gati për të udhëtuar në Shqipëri, pasi përfundoi kontratën me klubin e Ternanas, por edhe pse është shkarkuar nuk i është dhënë leja e plotë për t’u larguar.

Reja tashmë do të vijë i vetëm, në pritje të ndihmësit të tij Calori dhe deri më atëhere më shumë gjasa do të ketë ndihmës Ervin Bulkun.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alessandro calori edy reja ervin bulku trajneri i kombetares shqiptare alessandro calori edy reja ervin bulku trajneri i kombetares shqiptare

Sondazh

Poll