Aktualitet

BILANCI/ 4 viktima dhe 169 raste të reja nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri 

8 Tetor 2020, 14:02 Nga DOSJA
BILANCI/ 4 viktima dhe 169 raste të reja nga Covid-19 gjatë 24

SHQIPËRI- 411 viktima, 5273 të infektuar aktivë dhe 9215të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se katër persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19 duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 411. Një një 62-vjeçar, një 66- vjeçare nga Lezhanjë 67- vjeçare dhe një 80- vjeçar nga Tirana, nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë virusit Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 971 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit të shëruar rezultojnë 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 9215 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 169

Të shëruar ne 24 orë 100

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 971

Testime totale 95811

Raste pozitive 14899

Raste të shëruara 9215

Raste Aktive 5273

Humbje jete 411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2717

Durrës 570

Shkodër 398

Lezhë 264

Korçë 268

Elbasan 221

Fier 237

Vlorë 191

Kukës 146

Berat 128

Dibër 78

Gjirokastër 55

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll