Aktualitet

Të zhdukur prej 5 ditësh! Gjenden kufomat e Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt në Malësinë e Madhe, ende në kërkim ekzekuto

8 Tetor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Të zhdukur prej 5 ditësh! Gjenden kufomat e Vilson Cutajt dhe Klement

MALËSI E MADHE– Gjenden trupat e pajetë të dy kushërinjve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, të cilët janë zhdukur që prej datës 3 tetor. Operacioni i Policisë së Shtetit për gjetjen e trupave të pajetë është finalizuar pasditen e sotme, pas një “pushimi” që u bë ditën e djeshme për shkak të kushteve atmosferike. Burime për Dosja.al nga terreni bëjnë me dije se dy kufomat janë gjetur në fshatin Vrith, pikërisht aty ku edhe janë parë për herë të fundit. Ndërkohë që ende në kërkim është shpallur Daniel Pepaj, i cili dyshohet se është ekzekutori i tyre. I riu është zhdukur pa lënë gjurmë, dhe dyshohet se fshihet në shpellat e veriut të vendit, por nuk përjashtohet edhe fakti që të jetë larguar në drejtim të Malit të Zi në rrugë ilegale, pasi në sistemin TIMS nuk rezulton që të ketë dalë jashtë vendit.

Alarmin për zhdukjen e të rinjve e dha gazetari Artan Hoxha. Ky i fundit pas informacioneve të marra, fliste për tre të ekzekutuar por dinamika ndryshoi. Tre të rinjtë kanë qenë kultivues të rregullt të kanabisit në fshatin Vuç Shkurtaj të Malësisë së Madhe. Ata kanë pasur parcela më kanabis, “biznes” që pavarësisht lidhjeve të tyre familjare u ka shkaktuar probleme mes tyre. Vilsoni dhe Klementi pretendonin se Danieli u kishte vjedhur një sasi kanabisi nga parcelat e tyre. Sasi që deri më tani nuk është saktësuar, megjithatë flitet për 50 kilogramë. Ka qenë Çutaj ai që hidhet dyshimet mbi Danielin, dhe duke kërkuar ndihmën e Klementit ka shkuar për ta takuar në mënyrë që të sqarohen por gjithçka ka përfunduar në një sherr fizik.

Pikërisht në këtë moment, Pepaj i ka pranuar se e ka marrë ai sasinë e drogës për të cilën e akuzonte Çutaj duke i premtuar se do t’i kthente pjesën që i kishte mbetur ende, diku tek 7 kilogram. Me premtimin se do t’i çonte tek vendi që kishte fshehur drogën, Danieli i çon dy të rinjtë drejt vdekjes. Në pikëtakimin nxjerr armën dhe i qëllon për vdekje, ndërsa vetë largohet nga vendngjarja. Nata ra dhe asnjë nga tre të rinjtë nuk u kthye në shtëpi. Familjarët vunë alarmin dhe nisën që të kërkonin vetë të zhdukurit, ndërkohë që vetëm pak orë më pas u përfshi edhe Policia. U deshën 5 ditë që kufomat të gjendeshin, ndërkohë që pa kapjen e Danielit, dinamika e plotë e ngjarjes nuk do të mësohet kurrë.

Nga të ndjerët, vetëm Vilson Çutaj është emër i njohur për “blutë” e zonës. Ai kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu i Reçit në Shkodër, ku qëndroi për 3 vite e 4 muaj për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Babai i katër fëmijëve u arrestua më 15 maj të vitit 2017, pasi pas një kontrolli në banesën ku jetonte me gruan dhe katër fëmijët, policia i gjeti pesë thasë plastikë me kanabis, të cilat shkonin në 63.5 kg. Mesa duket edhe pas lirimit, i është kthyer “zakonit të vjetër” që kësaj herë nuk i kushtoi lirinë…por jetën.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel pepaj malesia e madhe tre te vdekurit ne shkoder daniel pepaj malesia e madhe tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 10:19

DURRËS- Policia e Durrësit ditën e sotme ka arrestuar 4 persona, ku dy prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar. Sipas policisë në pranga kanë rënë shte...