Art&Argëtim

“Dy udhëtime të plota rreth diellit”/ Kajan mbush 2 vjeç, Ajola Xoxa poston foton familjare, bashkë me Veliajn përqafoj

7 Tetor 2020, 06:16 Nga DOSJA
“Dy udhëtime të plota rreth diellit”/ Kajan mbush 2

TIRANË- Djali i kryebashkiakut të Tiranës, Kajan ka festuar ditëlindjen e tij të dytë.  Ka qenë nëna e tij, Ajola Xoxa e cila ka publikuar një foto në Instagram nga festa e ditëlindjes së vogëlushit të saj.

“Dy udhëtime të plota rreth diellit”, shkruan ajo, krahas fotos ku shfaqet me djalin dhe burrin e saj, Erion Veliaj. Ky i fundit buzëqesh, ndërsa Ajola shfaqet duke puthur në kokë vogëlushin e saj. Edhe këtë herë, gruaja e kryebashkiakut është kujdesur që djalit të saj të mos i duket fytyra.

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe urimet në rrjet. Valbona Selimllari ka komentuar menjëherë në foto, ku shkruan: Oooo dashuria e vogël, të bëhet 100 vjet.  Po kështu, edhe Land Hysa i ka uruar edhe 100 vite të lumtura Kajanit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ajola xoxa erion veliaj kajan 2 vjeç ajola xoxa erion veliaj kajan 2 vjeç

Sondazh

Poll