Art&Argëtim

Një aeroplan mbajtëse në Vlorë

7 Tetor 2020, 07:38 Nga DOSJA
Një aeroplan mbajtëse në Vlorë

Gjatë luftës së parë botërore Kanali i Otrantos u përshkua nga shumë anije luftarake të tipeve dhe flamurëve të ndryshem Angleze e Gjermane, Austrohungareze e italianë etj. Një prej tyre ishte edhe anija italiane aeroplanmbajtëse “Europa”.

Ajo ishte nje anije e  flotës detare mbretërore që mbante avionëve hidrovolantë. Ishte e prodhuar në kantieret skoceze dhe  projektuar fillimisht për kargo. Ajo punonte me nje motorr me avull që prodhohej nga djegia e qymyrit në tre kaldaja dhe ishte 119 metra e gjate.

Me vonë u adoptua si aeroplanembajtese. Ishte ne gjendje te mbante 8 hidrovolantë (aeroplanë që kanë mundësi të nisen dhe zbresin në ujë). Keto ishin aeroplanmbajteset moderne të kohës.

Në fillim vitin 1916 anija qëndroi në Vlorë në mbështetje të vrojtimit të tërheqjes së trupave serbe përmes porteve shqiptare.

Gjithashtu në maj të vitit 1917 mori pjese në betejën e kanalit të Otrantos, më e madhja detare e zhvilluar në Adriatik ku një formacion detar Austro-Hungarez  me tre kryqëzorë mbështetur nga destrojere dhe tre nëndetëse bënë një përpjekje për të çarë bllokadën dhe për të kaluar 3 nëndetset nga Adritiku në Mesdhe.

Fotoja është bërë ndërsa anija ishte pranë  Vlorës nga repartit fotokinemategrafik i ushtrisë Italiane. Shihen gjithashtu 3 anije të tjera lufte dhe në sfond ishulli i Sazanit

Pershtatur me ngjyra per Dosja.al nga Suad Barbullushi

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aeroplanembajtese ne vlore vlore aeroplanembajtese ne vlore vlore

Sondazh

Poll