Bota

Mallkimi i datës 15 prill/ Fundosja e Titanikut, vrasja e Lincoln dhe tani shkatërrimi i ‘Notre Dame’

16 Prill 2019, 15:53 Nga DOSJA

Dita e djeshme ishtë një ditë shumë pikëlluese për të gjithë botën dhe në veçanti francezët, pasi katedralja e famshme ‘Notre Dame’ u përfshi dhe u shkrumbu nga flakët duke pësuar dëme të parikuperueshme.

Në aspektin historik, data 15 prill është një datë e cila sjell mjaft kujtime të dhimbshme, ditë të papritura me fatkeqësi natyrore dhe njerëzore.

[sgallery url=”https://dosja.al/katedralja-e-notre-dame-perfshihet-nga-flaket/”]

15 prill 1865- Presidenti i SHBA-ve, Abraham Lincoln vdiq në mëngjes pasi John Wilkes e qëlloi atë. Presidenti i 16-të ishte duke ndjekur një shfaqje tek teatri ‘Ford’ në Washington kur u vra nga aktori i mirënjohur i asaj kohe.

15 prill 1912- Anija më e madhe e asaj kohe, fjala e fundit përsa i përkiste udhëtimit në det dhe oqeane, Titaniku u përmbys gjatë udhëtimit nga Anglia në New York.

15 prill 2013- Bombardimet në Boston gjate maratonës së Bostonit ku vdiqën 3 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Dhe tashmë 15 prilli tjetër sulmoi Francën dhe simbolin e shtetit të tyre.

Profeti francez Notradamus, mesa duket e ka parashikuar 500 vite më parë se katedralja “Note Dame” do të digjej. Në një letër të shkruar 500 vite më parë thuhet se “Zonja Jonë” do të digjet për mëkatarët.

“…Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë…Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët…,”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 15 prill 2019 bombardimet ne maratonen e boston notre dame titaniku 15 prill 2019 bombardimet ne maratonen e boston notre dame titaniku

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2019, 15:50

Shpallen fituesit e çmimeve “Pulitzer”

NEW YORK- Janë shpallur fituesit e çmimeve “Pulitzer”, një nga çmimet më të rëndësishme të gazetarisë në botë. Bëhet e ditur se &ccedi...