Bota

Trump vazhdon sulmin ndaj Ilhan Omar me akuzën e ‘deklaratës së urrejtjes’ për 11 shtatorin

16 Prill 2019, 11:34 Nga DOSJA
Trump vazhdon sulmin ndaj Ilhan Omar me akuzën e ‘deklaratës

Pak ditë më parë presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sulmoi kongresmenen muslimane Ilhan Omar, me kërcënimet se ajo nuk e pëlqen Izraelin. Pas kësaj, Ilhan Omar është shprehur e frikësuar pasi ka treguar se ka marrë kërcënime me vdekje pas publikimit të një video nga presidenti Donald Trump, mbi sulmet e 11 shtatorit 2001.

Në fjalimin e saj në Këshillin për Marrëdhëniet Amerikano- Islamike, ajo foli kundër diskriminimit ndaj muslimanëve. Omar u shpreh se këto grupe u krijuan pas 11 shtatorit, ku sipas saj të gjithë humbën liritë civile.

Kritikët ndaj saj kanë përdorur kundër saj një pjesë të kësaj deklarate duke e akuzuar për minimizimin e sulmit të 11 shtatorit.

Nancy Pelosi tha se sulmet e 11 shtatorit janë të shenjta dhe se çdo diskutim për to duhet të bëhet me nderim. Videon e Trump e cilësoi të pasjellshme dhe se duhet të hiqet nga Twitter, raporton The Guardian. 

Përmes një postimi në Twitter, Ilhan Omar pranon se po kërcënohet çdo ditë nga presidenti Trump.

“Që prej ditës së premte, kam marrë shumë kërcënime për jetën pas publikimit të videos nga Trump. Retorika e dhunshme dhe të gjitha format e gjuhës së urrejtjes nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak nga vetë presidenti. Ne jemi të gjithë amerikanë. Kjo po rrezikon jetët tona, duhet të ndalet.”– shkruan Omar.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 11 shtator 2001 donald trump ilhan omar 11 shtator 2001 donald trump ilhan omar

Sondazh

Poll