Art&Argëtim

“Uff shyqyr s’e kanë me ne”/ Sherri me Mato Lalen, Stresi: Erdhi policia më mori, njëri ishte dëmtuar keq fare…

6 Tetor 2020, 15:26 Nga DOSJA
“Uff shyqyr s’e kanë me ne”/ Sherri me Mato Lalen,

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi, ka deklarua se në polici ka përfunduar kot, pa pasur asnjë lidhje të vërtetë me Mato Lalen, ashtu siç u përfol në media. I ftuar në NIN, Stresi tha se kur shkoi në komisariat, efektivët kanë përmenduar emër tjetër, por që e kanë shoqëruar vetëm për faktin se të përfshirët në konflikt banonin në lagjen e tij, dhe blutë kishin menduar se reperi kishte lidhje.

“Është një sherr që jam përzier kot. As s’e njoh dhe as di se kush është ai djali që këndon. Madje kur më thua emrin më kujton filmin shqiptar, sepse është njëri që quhet Mato Gruda. U ngatërrua me djem të vegjël të lagjes time, që janë mosha 20-25 vjeç. U kapën keq dhe puna përfundoi në polici. Policia e zonës erdhi në lagjen time dhe na mori me vete. Shkuam në komisiariat dhe doja të dija se çfarë bëmë se na morën prapë. Dikush ishte vrarë shumë më shumë se ç’u tha, dhe çështja ka kaluar në polici, përmes spitalit. Pasi kur ka marrë personi i lënduar mjekimin, e kanë referuar në polici. Me mjete rrethanore ndoshta, me shkop bejsbolli, s’e di. Pastaj përmes zonave erdhën me morën mua se mendonin se isha unë. Por në komisariat thanë emët tjetër. Ku është filani thanë. Aty thashë uff shyqyr, s’e kanë me neve. Ndodhin këto gjëra, por unë nuk dua që të ndodhin,”- tha Stresi.

Mato Lale është një reper i ri në industrinë shqiptare mirëpo ka përkrahjen e Noizyt duke qënë se janë dhe miq së bashku. Në fillim të qershorit, ai u përfshi në një sherr me djem që njihnin Stresin dhe ngjarja bëri bujë në media. Arsyet e sherrit s’u thanë asnjëherë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz mato lale sherri stresi mato lale stresi mato lale sherri stresi mato lale stresi

Sondazh

Poll