Aktualitet

Munguan avokatët/ Shtyhet për të disatën herë gjyqi i Shullazit, seanca e radhës në 19 Tetor

5 Tetor 2020, 17:43 Nga DOSJA
Munguan avokatët/ Shtyhet për të disatën herë gjyqi i

TIRANE– Proçesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja është shtyrë sërish. Seanca që ishte planifikuar të zhvillohej ditën e sotme nuk është mbajtur për shkak të mungesës së avokatëve duke bërë kështu që dhe kjo seancë të shtyhej.

Proçesi gjyqësor ka që prej nëntorit të vititi 2018 që ka mbetur i bllokuar në gjykatën e Apelit, herë për mungesë të gjyqtarëve apo avokatëve.

Shtyrja e seancës është planifikuar të zhvillohet me datën 19 tetor 2020 për të pandehurit që akuzohen nga prokuroria për “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë” kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të organizuar kriminal”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Akuza dhe gjyqi ndaj Shullazit

Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve  Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi shtyhet gjyqi ndaj shullazit emiljano shullazi shtyhet gjyqi ndaj shullazit

Sondazh

Poll