Aktualitet

Zhdukja e kushërinjve në Malësinë e Madhe, gazetari Artan Hoxha tregon si e mori informacionin e parë: Fillimisht nuk e bes

5 Tetor 2020, 16:38 Nga DOSJA
Zhdukja e kushërinjve në Malësinë e Madhe, gazetari Artan

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me zhdukjen e kushnjërinjëve në Malësinë e Madhe disa ditë më parë. I ftuar në studion e Abc News, Hoxha u shpreh se kanë qenë banorët të parët ato që e kanë denoncuar ngjarjen e rëndë për shkak të të shtënave që kanë dëgjuar. Ai tregoi se në momentin që kishte marrë informacionin nuk e kishte besuar pasi i ishte dukur e rëndë që për të mbrojtur të mbjellat e kanabisit të qëllohen dhe të zhduken pa lënë gjurmë disa të rinj. Megjithatë nuk përjashtohet si mundësi pasi tanimë të mbjellat janë gati për t’u vjelë dhe rojet duhet të ruajnë produktin nga grabitësit.

Deri në momentin që të gjenden personat e denoncuar të zhdukur uroj të jenë vetëm kështu dhe nuk kanë humbur jetën. Pasi është një ngjarje e rëndë janë tre të rinj. Kisha informacione për parcela me Kanabis në zonat e veriut, unë jam i interesuar për kultivimin e sasive të mëdha. Në rastin konkret kam qenë në zonën e veriut në një anë tjetër të Malësisë së Madhe dhe dje rastësisht jam vënë nga persona të rastësishëm dhe janë kontaktuar më pas nga persona që unë njoh në atë zonë. Mu duk e rëndë dhe e pamundur që një ngjarje e tillë të ndodhë në një zonë të tillë. Informacioni më erdhi se në zonën e Razmës kush ka qenë është një zonë e thellë, këtë vit në ndryshim nga 2016 kanabisi është mbjellë në zona malore të shpërndara në territor. Më kishin bërë me dije se ka zona me kanabis dhe më pas më thanë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe personat që më thanë dyshonin se kishin të bënin me një konflikt, dhe dyshimi kryesor duke qenë se në atë zonë ka parcela me kanabis të jetë një ndër shkaqet kryesore. Në atë zonë duket të kemi parasysh se është një ndër zonat më të mira për tu kultivuar. Dyshojnë se janë për punën e kanabisit pasi ato kanë theksuar se dhe në ditët e tjera ato kanë dëgjuar të shtëna nga rojet e kanabisit që ndodh në fund të sezonit të kanabisit që këtë vit është më vonë. Rojet e kanabis në momentin që bima është gati për tu vjelur shpesh qëllojnë me armë, për të treguar se parcela ka zot. Ditën e shtunë pas drekës janë dëgjuar të shtëna diku rreth orës 14:00 -15:00 dhe të parët që kanë njoftuar janë banorët e zonës, prandaj familjarët nuk dinin shumë gjëra sot, pasi janë larg si zonë”, është shprehur gazetari Hoxha.

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej dy ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin. Konkretisht Vilsoni dhe Klementi akuzonin Danielin se u kishte vjedhur kanabis nga parcelat dhe e kanë rrahur atë. Ky i fundit, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha tre te vdekurit ne shkoder artan hoxha tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll