Aktualitet

I qëlloi me shuplakë të birin! Sherr në Kamëz, polici i burgjeve zihet me 39-vjeçarin, nxjerr pistoletën dhe e qëllon me

4 Tetor 2020, 19:19 Nga DOSJA
I qëlloi me shuplakë të birin! Sherr në Kamëz, polici i

TIRANË– Një prej gardian burgu është prangosur nga Policia e Shtetit pasi ka qëlluar me qytën e armës së shërbimit fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku efektivi Lavdrim Mena është përfshirë në një konflikt me 39-vjeçarin me iniciale A.D. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivi i Policisë kishtë qëlluar me shuplakë djalin e 39-vjeçarin, gjë që kishte agravuar situatën mes tyre.

Në konflikt e sipër 49-vjeçari ka nxjerrë armën, dhe ka qëlluar fqinjin, i cili është dërguar në spital por është liruar më pas nga mjekët. Ndërkohë që efektivi i Policisë është dërguar në Komisariatin nr.5, ku edhe po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kamzë,Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mētejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit. Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lavdrim mena lavdrim mena arrestohet lavdrim mena lavdrim mena

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Tetor 2020, 15:41

Ka disa mënyra për të konkurruar, normalja është gara e ndershme. Por ka konkurrencë të paligjshme edhe përmes dhunës. Burimet e gazetës Si pohojnë se një 43 vj...