Kanosi me armë djalin e deputetit socialist dhe i shpëtoi disa Policisë, Gjykata e Tiranës lë në burg Lajden Kadillin
4 Tetor 2020, 16:30Nga DOSJA
TIRANË– Lajden Kadilli, 27-vjeçari, i cili për vite me radhë u kishte shpëtuar disa operacioneve të Policisë, ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës. Togat e zeza kanë vendosuer që për të riun të caktojnë masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi ndaj tij rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.
Kadilli ka tentuar të vrasë me pistoletë Gentian Rrahmanin dhe për këtë ngjarje është shpallur në kërkim që prej korrikut të vitit të shkuar ndërkohë që vetëm një muaj më parë ishtë dënuar me 4 vjet burg e Albi Çelçimës. Dënimi i dhënë nga gjykata e Kavajës iu konvertua në 5 vite liri me kusht.
Tashmë pritet që të zhvillohet një proces tjetër penal, ku Lajden Kadillit, do i revokohet periudha e qëndrimit me 5 vjet në kusht dhe kthehet dënimi me 4 vjet burgim. 27-vjeçari është i përfshirë edhe në ngjarjen e 26 gushtit, në një sherr me djemtë e deputetit socialist, Spartak Braho. Ai theu xhamin e makinës së Kreshnik Brahos, i cili ishte në shoqërinë e dy fëmijëve të mitur që ndodheshin bashkë me të në mjet.
Ai u prangos më 30 shtator pasi u pikas nga policia, teksa kishte ndaluar me makinë rreth 100 metra larg pallatit me shigjeta. Sapo Policia u afrua në drejtim të tij, 27-vjeçari doli me shpejtësi nga makina dhe u largua me vrap por kësaj herë nuk ia doli që të arratisej.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gratë e vrara nga partnerët intimë ose anëtarët e familjes përbëjnë 58 për qind të të gjitha vrasjeve femra nga viktimat e raportuara globalisht vi...
Aktualitet 4 Tetor 2020, 15:41
Ka disa mënyra për të konkurruar, normalja është gara e ndershme. Por ka konkurrencë të paligjshme edhe përmes dhunës. Burimet e gazetës Si pohojnë se një 43 vj...
Një vajzë me maskë dhe me thikë është kthyer në tmerrin e qytetarëve që jetojnë vetëm në shtëpi. Polici thotë se ka mundur të bëjë identifikimin e vajzës grabit...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 149 persona të tjer...
MORINË- Ditën e sotme policia ka vënë në pranga dy shtetas në doganën e Morinit pasi po tentonin të kalonin drejt Kosovës në mënyrë të paligjshme 36 sirian...
TIRANE– Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare shkrimtari, regjisori dhe përkthyesi Gjergj Vlashi.Gjergji u lind në Durrës më 13 korrik 1928. Shk...
KUKËS- Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është bllokuar nga rënia e gurëve. Sipas policisë kjo ka ndodhur për shkak të reshjeve të shiut gjatë mbrëmjes së ...
BERAT-Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të prekurit janë një mësues dhe një nxënës.M...
TIRANE– Kryeministri Rama në një postim në Twitter i drejtohet presidentit të vendit duke i thënë se duhet ti tregojë shqiptarëve se çfarë borxhi i ka.Ra...