Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari, në pranga edhe 3 shoferë

3 Tetor 2020, 10:56 Nga DOSJA
Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale R.Zh, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ndërkohë në prangat e policisë kanë rënë edhe 3 shoferë, M.P., 56 vjeç dhe  D.K., 42 vjeç dhe N.D., 52 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar. Arrestohen në flagrancë dhe 3 drejtues mjetesh. Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin e shtetasit R.Zh., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•M.P., 56 vjeç, pasi në rrugën “Urani Pano” dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kanosur për shkak të detyrës dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

•D.K., 42 vjeç dhe N.D., 52 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 shoferë në tiranë arrestohet 35-vjeçari në tiranë arrestohen 3 shoferë në tiranë arrestohet 35-vjeçari në tiranë

Sondazh

Poll