Aktualitet

Regjisori Leka Bungo: 25 vjet në dyert e shtetit për pronën e fituar nga gjykata!

2 Tetor 2020, 20:45 Nga DOSJA
Regjisori Leka Bungo: 25 vjet në dyert e shtetit për pronën e

TIRANË– Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjet e ish pronarëve që të përfitojnë kompensimin apo kthimin e trojeve të tyre të sekuestruara.

Megjithëse kanë kaluar rreth 25 vite nga njohja e kësaj familje si pronar, ata ende nuk po e gëzojnë dot, pasi administrata e Agjencisë së Trajtimit të Pronave ndër vite e ka sorollatur. Dhe, pasi ka fituar dy vendime gjykatash që e detyrojnë ATP-në ta kompensojë për truall, sërish kjo Agjenci nuk e zbaton, me arsyetimin se është në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Apelit citon se duhet të ekzekutohet menjëherë nga përmbarimi. Por, ATP pretendon se “vendim i formës së prerë është Gjykata e Lartë”.

“Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit është marrë në vitin 2018. Aktualisht nuk ka një vendim të Gjykatës së Lartë për pezullim vendimi. Por, ATP nuk e zbaton këtë vendim” thotë regjisori i njohur Leka Bungo. Ai pohon se nuk e di se çfarë procedurash të tjera duhet të kryejë familja e tij që të përfitojë këtë pronë. “Prona është aty. Vendimi i gjykatës së Apelit, madje edhe urdhri i Përmbarimit, por sërish vendimi nuk është zbatuar” vijon ai, ndërsa shton se me këto ritme, askush nuk do e gëzojë dot këtë pronë, pasi aktualisht vetëm ai jeton nga të gjithë trashëgimtarët. Në fund pohon se, Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se një vendim i formës së prerë duhet të zbatohet nga institucionet. Por, jo nga ATP-ja, e cila “ligjin themeltar të shtetit” nuk e zbaton!

Pas ankesës, gazetarët e emisionit investigativ interesohen pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, teksa kjo e fundit me një përgjigje voluminoze ka cituar dhjetëra ligje, nene apo vendime gjyqësore. Por, në fund nuk thotë se përse nuk po e zbaton këtë vendim gjyqësor. Agjencia pohon se çështja është në Gjykatën e Lartë. Dhe, sipas saj, vendimi i Apelit nuk është përfundimtar! Sipas saj, ligji i pronave, në nenin 5, pika 17 e tij citon se; vendim “përfundimtar” është çdo vendim administrativ ose gjyqësor, i cili nuk i nënshtrohet më një procedure kontrolli dhe rishikimi nga një autoritet më i lartë administrativ ose gjyqësor, duke përfshirë këtu vendimet e formës së prerë dhe kur këto i janë nënshtruar rekursit, si përfundimtar konsiderohet vendimi i Gjykatës së Lartë…”.

Në fund pohon se, për sa më sipër, ATP nuk mund të vijojë me ekzekutimin e vendimit deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes gjyqësore nga Gjykata e Lartë”. Por, neni 142 i Kushtetutës përcakton se “organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore”.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leka bungo leka bungo

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2020, 20:10

ELBASAN– Trepersona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi ë In...

Aktualitet 2 Tetor 2020, 18:14

SERBI- Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes së biznesmenit Seljatin Janjeva, një natë më parë në Serbi.Sipas mediave serbe ka qenë Seljatin Janjeva, pronari i a...