Aktualitet

Nesër gjyqi tek “Penalja”/ Vrasja e Azem Hajdarit, avokati Idajet Beqiri: Sali Berisha do thërritet si dëshmitar okular

Ndër të është përmendur edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do të thirret nën cilësinë e dëshmitarit okular. Bashkë me të, janë përmendur edhe emrat e Zenel Nezës, Jaho Mulosmanit (Salihi) dhe tre anëtarve të mbetur të familjes Haklaj, të cilët ndodhen në Suedi ku edhe kanë fituar azilin politik. 
Featured image of article: Nesër gjyqi tek “Penalja”/ Vrasja e Azem Hajdarit, avokati Idajet Beqiri: Sali Berisha do thërritet si dëshmitar okular Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Idajet Beqiri

TIRANË– Nesër në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për vrasjen e ish-deputetët të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit. Avokati i Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, Idajet Beqiri, ka njoftuar se ditën e nesërme do të thirren në gjykatë për të dëshmuar disa personazhe që nuk kanë dhënë më parë dëshminë e tyre.

Ndër të është përmendur edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do të thirret nën cilësinë e dëshmitarit okular. Bashkë me të, janë përmendur edhe emrat e Zenel Nezës, Jaho Mulosmanit (Salihi) dhe tre anëtarve të mbetur të familjes Haklaj, të cilët ndodhen në Suedi ku edhe kanë fituar azilin politik.

“Nesër do të paraqesim parashtrimet hyrëse, çfarë synojmë të arrijmë në këtë gjykim ne si palë mbrojtëse e Izet Haxhisë, do të parashtrojmë të vërtetën e ngjarjes së 12 shtatorit 1998, pozicionin e Izet Haxhisë me këtë ngjarje, ku ndodhej ai dhe përse, a ka ose jo lidhje Izet Haxhia me këtë krim dhe kush janë ata që e implikojnë padrejtësisht atë, për çfarë motive dhe interesa e bëjnë këtë gjë… Dhe për të provuar këtë pafajësi të Izet Haxhisë, do paraqesim një numur provash, duke filluar nga thirrja si dëshmitarë okular të Zenel Neza e Jaho Mulosmani, deri te Aishe Haklaj, Zylfije Haklaj, Sali Berisha, Sali Lusha, Afrim Krasniqi, Ylli Rakipi, Shaban Memia, Fisnik Sina, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, etj. Do kërkojmë edhe një numur të konsiderueshëm tabulate telefonike të ditës së ngjarjes, të cilat zbulojnë motivin e vrasjes dhe bashkëpunëtorët real që kryen vrasjen e Azem Hajdarit. Kemi edhe një numur dëshmitarë të cilët do të përbëjnë risi për proçesin, që nuk janë pyetur kurrë më parë, por që do të ndihmojnë realisht në zbardhjen e të vërtetës për vrasjen e Azem Hajdarit. Për arsye sigurie, për të mos u dhënë asnjë shans manipulatorëve të djeshëm dhe të sotëm të këtij proces,”-është shprehur avokati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti. Dëshmitarët kanë pretenduar se ishte Haxhia personi që e nxiti deputetin Hajdati që të dilte jashtë selisë dhe të përballej me Fatmir Haklajn.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment